Sport

Fenomeni Ronaldo nuk ndalet, së fundmi bëhet aksioner i klubit të njohur brazilian

15 Prill 2022, 12:17 Nga DOSJA
Fenomeni Ronaldo nuk ndalet, së fundmi bëhet aksioner i klubit të

BRAZIL- Fenomeni Ronaldo nuk ndalet së qenuri aksioner në klube. Ish-sulmuesi i madh Brazilian nënshkroi zyrtarisht kontratën me të cilën u bë pronar i 90% të aksioneve të Cruzeiro, një prej klubeve më tradicionale të futbollit në Brazil. Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një komunikate zyrtare në Twitter.

✍? RONALDO ASSINA CONTRATO DE COMPRA DA SAF!

Após aprovação por aclamação na última semana por parte do Conselho Deliberativo sobre ajustes no modelo de contrato, Cruzeiro e @Ronaldo efetuaram a assinatura do contrato de 90% das ações da SAF.

https://t.co/HI6RruhYbW pic.twitter.com/ee3oUGD7W9

— Cruzeiro ? (@Cruzeiro) April 14, 2022

Marrëveshja u arrit pas katër muajsh negociatash dhe mosmarrëveshjesh, pasi më 18 dhjetor, ish-sulmuesi shpalli një deklaratë ku shprehte dëshirën e madhe për të menaxhuar klubin e futbollit që e nënshkroi atë në moshën 18-vjeçare, ku në të cilin u rrit profesionalisht.

Përveç Cruzerios, Ronaldo zotëron aksionet e Real Valladolid në Spanjë si dhe një pakicë aksionesh në Fort Lauderdale Strikers në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(F.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ronaldo fenomeni ronaldo fenomeni

Sondazh

Poll