Sport

30 mijë tifozë të Frankfurt në ‘Camp Nou’, Laporta i ashpër; Ajo që ndodhi ishte një turp!

15 Prill 2022, 11:37 Nga DOSJA
30 mijë tifozë të Frankfurt në ‘Camp Nou’,

SPANJË– Surpriza e madhe në çerekfinalet e Europa League ishte eleminimi i Barcelonës nga Frankfurt. Pas rezultatit 1-1 në takimin e parë, gjermanët ia dolën të fitonin në ‘Camp Nou’ me shifrat 2-3.  Një mbrëmje historike për klubin gjerman dhe një zhgënjim për katalanasit, të cilët nën drejtimin e Xavit ishin në rrugën e tyre për të arritur te trofeu.

Pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit nuk munguan polemikat. Kësaj radhe nuk përfunduan në shënjestër as arbitri dhe as kundërshtarët. Në fakt ishte situata në tribuna, me një numër të madh të tifozëve të Frankfurt ku shifra mendohet deri në 30 mijë tifozë.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta foli për mediat e klubit. Aty tha se ishte për të ardhur keq që kishte kaq shumë tifozë gjermanë në tribuna. “Ajo që ka ndodhur në tribuna është një turp, që nuk mund të përsëritet. Duhet të përpunojmë informacionin që kemi për të ndërmarrë veprime, por është për të ardhur keq. Do të duhet të jemi më të rreptë dhe të mos lejojmë disa gjëra, ndihem i turpëruar si tifoz i Barcelonës”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona laporta barcelona laporta

Sondazh

Poll