Aktualitet

Inceneratorët! Lefter Koka 3 orë para prokurorëve të SPAK, dëshmia: Kam zbatuar procedurat

15 Prill 2022, 05:57 Nga DOSJA
Inceneratorët! Lefter Koka 3 orë para prokurorëve të SPAK,

TIRANË– Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka dëshmuar për 3 orë e 30 minuta në SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit. Në dëshminë e tij, Koka ka thënë se i ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk i njeh shoqëritë e inceneratorit të Fierit. Lidhur me akuzat për truallin, Koka tha se ajo pronë nuk është trajtuar kurrë si truall por si tokë are e shpronësuar. Ai u morr në pyetje nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Koka tha se nuk i njeh kompanitë që akuzohet se ka marrë lekë dhe se ka respektuar vetëm ligjin.

Një ditë më parë u mor në pyetje për rreth tre orë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Ballko. Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë korruptive, duke pretenduar se nuk ka pasur funksion vendimarrje. Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim.

Lefter Koka është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën kur ka qenë Ministër Mjedisi në lidhje me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata e Posaçme e Apelit e ka lënë në masën “arrest me burg”. Ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars, por GJL, nuk e pranoi, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO. Koka i kërkon Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës ‘Gjergj Kastriot Skëndërbeu’, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Koka në SPAK/ Zbulohet shuma që ofroi ish-ministri si garanci për të dalë nga qelia

Më shumë se 2 orë në SPAK, Lefter Koka: Toka s’u trajtua si truall, kam zbatuar procedurat

Pas më shumë se 2 orësh! Përfundon seanca e marrjes në pyetje në SPAK e Lefter Kokës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka ne spak lefter koka lefter koka ne spak

Sondazh

Poll