Aktualitet

Koka në SPAK/ Zbulohet shuma që ofroi ish-ministri si garanci për të dalë nga qelia

15 Prill 2022, 15:31 Nga DOSJA
Koka në SPAK/ Zbulohet shuma që ofroi ish-ministri si garanci për

DURRËS– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë deklarime këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për më shumë së dy orë, lidhur me hetimet që po zhvillohen për Inceneratorin e Fierit. Koka mbërriti në ambientet e SPAK, në orën 10 të mëngjesit dhe për më shumë se 2 orë dhënë sqarime përallë hetuesëve, por ka pasur edhe një kërkesë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Koka ka kërkuar nga hetuesi “arrest shtëpie” duke ofruar edhe garanci pasurore për “lirimin” e tij nga qelia. Shuma që u ofrua në këmbim të lirimit të tij kap shifrën e 200 mijë eurove, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

Gjatë kohës që Koka ka qenë në ambientet paraburgimin e 313, ish-ministri është dërguar në spitalin e burgut pasi ka pasur probleme me tensionin dhe është kontrolluar nga mjekët. Koka pretendohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ndërsa gjithashtu akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij. 

LAJMI KRYESOR: Afera e inceneratorëve! Pas Ballkos, edhe Lefter Koka dëshmon para prokurorëve të SPAK

(K.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka ne spak lefter koka lefter koka ne spak

Sondazh

Poll