Aktualitet

Ndryshon sërish! Nafta do shitet 235 lekë/litri, rritet dhe çmimi i benzinës dhe gazit

15 Prill 2022, 13:44 Nga DOSJA
Ndryshon sërish! Nafta do shitet 235 lekë/litri, rritet dhe

TIRANË– Rritet sërish çmimi i karburantit në vend! Çmimi i naftës këtë të premte shitet me 235 lekë për litër në të gjitha pikat e karburant, duke e bërë 28 lekë më shtrenjtë për të gjithë konsumatorët. Pas vendimit të sotëm të Bordit të Transparencës, edhe gazi e benzina tregtohen më shtrenjtë. Tanimë një litër benzinë do të 211 lekë, nga 193 lekë që shitej javën e kaluar, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 115 lekë nga 103 që ishte. Shpjegimin për rritjen e çmimeve, Bordi i Transparencës pretendon se e bën për të qenë në përputhje me tregjet ndërkombëtare. Vendimi hyn në fuqi sot që në orën 18:00 dhe do të jetë në fuqi deri në një moment të dytë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 15 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 223 Lekë/litri për gazoilin; 199 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 235 Lekë/litri për gazoilin; 211 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

(k.m/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll