Aktualitet

Rama: Me turqit e azerët po punojmë për gazifikimin e Shqipërisë

15 Prill 2022, 11:16 Nga DOSJA
Rama: Me turqit e azerët po punojmë për gazifikimin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se puna e tij me homologët në Azerbajxhan është që gazifikohet Shqipëria. Në një intervistë të zhvilluar një ditë më parë e që është transmetuar sot, Rama dëgjohet të thotë se ka në plan të ulet me ekspertët shqiptarë, turq dhe azerë për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ai shton se ka folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm.

Intervista:

Edi Rama: Jemi në kontakt prej kohësh, kemi krijuar një kontakt të mirë sepse kemi një mik të madh të përbashkët, Erdogan dhe nga ana tjetër në cilësinë e kryesuesit të OSBE-SË, Shipëria ka qenë një mbështetëse e palëkundur e kauzës së Azerbajxhanit, rikthimit të një pjese të territorit tek ta. Kemi vendosur të nisim një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizimit. Nga një anë do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikikim e Shqipërisë dhe hapi i parë shumë i rëndësishëm në këtë aspect është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-Adriatik që përmes TAP lidh pjesën e sipërme, Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjen që e kthen Shqipërinë në një pikë shumë të rëndësishme për shpërndarjen e gazit  Nga ana tjetër kemi folur për t’u ulur ekspertët shqiptarë, turq dhe azerë për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje. Vitin e ardhshëm ne kremtojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin dhe do të jetë një vit me lajme të mira, qoftë për sa i përket konfirmimit të këtyre që kemi rënë dakord, qoftë për sa i përket hapjes së një kapitulli tjetër për 10-vjeçarin e ardhshëm. Ajo që dua të them në fund është që së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë.

Pyetje: Ka një afat se kur shqiptarët do të kenë akses në këto investime, për sa kohë parashikohen të gjitha fazat e investimit?

Edi Rama: Investimet janë gjithnjë të lidhura me të gjitha hapat e njëpasnjëshme, nuk janë gjëra që bëhen sa hap e mbyll sytë, ne kemi vendosur bazat dhe një pengesë ka qenë pandemia që na hyri n mes e të këqijat që ka sjellë lufta në Ukrainë

Pyetje: Ju patet takim edhe me kryetaren e parlamentit e kryeministrit, mund të na ndani se çfarë diskutuat me ta?

Edi Rama: Takimet me kryetaren e parlamentit e kryeministrin kanë qenë komplimentare. Takimin shumë të gjatë e shumë intensive e kemi pasur me Presidentin.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll