Aktualitet

SPAK aksion në pikën kufitare të Vlorës, 4 të arrestuar, mes tyre një doganier (EMRAT)

15 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
SPAK aksion në pikën kufitare të Vlorës, 4 të

VLORË- 4 persona janë arrestuar në Portin e Vlorës! Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një aksion në doganën e Vlorës, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë shoqëruar: Mustafa Meçen, peshorist; Aurel Nebiu, doganier i kontrollit fizik; një shofër dhe Arjan Kasemi, pronar i një firme që sjell rroba nga Italia.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejtoria Vendore, si dhe nga SPAK, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë 15 efektivë, të cilët kanë zhvilluar kontrolle në kamionë. Sipas të njëjtave burime deri më tani, kamionët lejoheshin që të kalonin edhe pse ishin mbi peshën e deklaruar, duke futur në Shqipëri mallra kontrabandë.

Aksioni në Vlorë, vjen vetëm disa ditë pasi SPAK zbarkoi në doganën e Morinës, ku u arrestuan 31 efektivë policie, pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet spak ne doganen e vlores spak ne vlore vlore spak ne doganen e vlores spak ne vlore vlore

Sondazh

Poll