Aktualitet

Hetim për non-gratat/ Meta: Ikje përgjegjësie, Opozita do rimëkëmbet (Zhvillimet)

15 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
Hetim për non-gratat/ Meta: Ikje përgjegjësie, Opozita do

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar banale kërkesat e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës të cilët kërkuan nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK) hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, Meta, teksa fliste për arsimin në vend, u shpreh se deklaratat e Ramës të bëra nga Kongresi i Partisë Socialiste janë udhëzime për të vendosur drejtësi me regji.

Kreu i Shtetit paralajmëroi një rikthim të fuqishëm në politikë, teksa tha se në Shqipëri nuk do të ketë më pseudo-Opozitë që u ikën betejave. I pyetur në lidhje me marrëdhënien me kryeministrin Rama, Meta tha se në vitin 2014 u largua nga Partia Socialiste dhe krijoi Lëvizjen Soicaliste për Integrim për të zhbllokuar procesin e integrimit në Bashkimit Evropia.

I pyetur në lidhje me shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Rakipi dhe të biznesmenit Ylli Ndroqi, Meta tha se kjo gjë i takon zovranitetit të një tjetër vendi. I pyetur për pasardhësin e tij, Meta tha se e rëndësishme është që të respektojë Kushtetutën e sovranitetin e vendit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Meta tregon se çfarë pret nga pasardhësi: Paqe ka pasur vetëm kur unë isha kryeministër

Rama e Basha kërkojnë hetim për Berishën, Meta: Udhëzim për drejtësi me regji

Kthim në LSI e pikëtakim me Ramën? Meta: Kam treguar që idetë e mia i shërbejnë të ardhmes

Ç’paralajmëron? Meta: E ardhmja e Opozitës do të jetë ndryshe, s’u ikim betejave

Meta: LSI e themelova për të zhbllokuar integrimin në BE, ndaj u ndava nga PS

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll