Aktualitet

24-vjeçarja humbi jetën në aksident në Itali, i fejuari i bën dedikimet prekëse

15 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
24-vjeçarja humbi jetën në aksident në Itali, i fejuari i

ITALI- Vdekja e një 24-vjeçareje nga Kavaja në Itali, pas një aksidenti me makinë ka lënduar famijarët e saj, ndër to dhe i fejuari i saj i cili e ka kujtuar në rrjetet sociale.

I fejuari ka bërë disa dedikime prekëse për Dianën, të cilën e konsideronte dashurinë më të madhe të jetës së tij, teksa ka shpërndarë disa foto të dyshes.

Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.-shkruan ai.

Hëna në sfond dhe ata të dy pranë njëri-tjetrit përqafuar. Kështu e kujton i fejuari Daianën dhe shkruan:

Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.

Pikërisht kjo është dhe foto e fundit e publikuar prej tij.

Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”, shkruan i riu.

Diana Galicaj është e reja e cila ditën e djeshme duke udhëtuar me makinë ka humbur kontrollin e saj dhe është përplasur me një mur ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend nga plagët e parra.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diana galicaj vdes shqiptarja ne itali diana galicaj vdes shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll