Aktualitet

Skandali i Ramës! Fuga pretendon FALJE, bie ndesh me e-mailin e ‘Lufthansa’, kush ndërhyri?

15 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
Skandali i Ramës! Fuga pretendon FALJE, bie ndesh me e-mailin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga Policia gjermane në dhjetor të vitit 2021, pasi nuk kishte maskë brenda bordit të avionit, gjatë tranzitit për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dosja.al publikoi lajmin e para, ndërkohë që menjëherë nuk mungoi edhe sqarimi nga ana e drejtorit të Agjencisë për Median dhe Informimin, Endri Fuga. Ai pretendon se debati në bord nujk nisi nga mosmbajtja e maskës, por si pasojë e sjelljes së pahijshme të një prej anëtarit të ekipazhit. Madje shton se ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë.

“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite,”-shkruan Fuga. 

Por ndryshe nga sa pretendon Fuga, “Lufthansa German Airlines” lë të kuptohet se tjetër gjë ka ndodhur. Në e-mailin ‘e pretenduar’ të faljes që është dërguar nga vetë kompania shkruhet i kërkojnë falje Ramës për ndonjë episod që “MUND” të ketë ndodhur në bord. Pra fjala kyçe është “mund”!

“Ofrojmë falje për ju dhe familjen tuaj, nëse sjellja e ndonjë anëtari të bordit ka qenë e papërshtatshme dhe nuk jeni trajtuar në mënyrë të ndjeshme dhe me diskresion,”-shkruhet ndër të tjera në letrën e dërguar nga kompania.

Pra praktikisht nuk pranojnë në asnjë moment që sjellja e tyre ka qenë e keqe, apo kundër normave që duhen trajtuar pasagjerët. Aq më pak të pranojnë se ka qenë faji i tyre. Por mesa duket pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme, kryeministri Edi Rama është “shpallur” i pafajshëm. Me ndihmën e ministres Olta Xhaçka, Ramës i kanë falur gjobën, jo se do i rëndonte xhepin, e më pas i kanë nisur dhe një e-mail, në mos e ka kërkuar Fuga. Me siguri e ka ditur që një ditë do t’i duhej, e jo pak por gati 5 muaj më vonë.

SHIKO EDHE KËTË:

Der Spiegel: SKANDAL! Nuk vendosi maskën! Policia shoqëron kryeministrin Rama në Gjermani

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama endri fuga policia gjermane shoqeron ramen edi rama endri fuga policia gjermane shoqeron ramen

Sondazh

Poll