Aktualitet

Morali i dyfishtë i Ramës! Gjoba e ndëshkime për maskat në Shqipëri, rebelim jashtë

15 Prill 2022, 13:54 Nga DOSJA
Morali i dyfishtë i Ramës! Gjoba e ndëshkime për maskat

TIRANË– Për thuajse dy vjet, çdo shqiptar ishte në panikun e frikën e mosdaljes pa maskë mbrojtëse ndaj Covid-19, qoftë në vende të mbyllura apo publike, pasi rrezikonte gjobën prej 3 mijë lekësh të reja, që vetë kryeministri Edi Rama që pas futjes së koronavirusit në Shqipëri niste çdo mëngjes me të njëjtën thirrje për qytetarët shqiptarë: Vendosni maskat!

“Mirëmëngjes; dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë,”– shkruante Rama zakonisht.

Kjo ishte shprehja që dëgjohej në çdo dalje të tijën publike dhe jo vetëm. Por, në një kohë që edhe në vendin tonë maskat ishin me detyrim në ambiente të mbyllura, kreu i qeverisë vendosi të tregohej rebel para dorës së hekurt gjermane. Ai u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 3 dhjetor pasi ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, në emër të organizatës Vital Voices kishte vendosur t’i dorëzonte Ramës një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë që janë strehuar në vendin tonë.

Dhe totalisht në kundërshtim me ligjin, kryesocialisti nuk vendosi maskë! Por, ndryshe nga ç’mund të manovronte në Shqipëri, Gjermania ia bëri të pamundur udhëtimin pa maskë. Ekuipazhi i avionit e kapiteni u munduan që ta bindnin kreun e qeverisë se aty nuk kishte trajtime preferenciale, por Rama nuk bënte hapa pas! U desh ndërhyrja e policisë federale që kreu i qeverisë të vijonte udhëtimin e tij, sigurisht që me maskë, por në një tjetër avion tashmë, pasi aty ku ishte i bënë ‘dalje’.

E gjitha kjo tregon vetëm diçka, moralin e dyfishtë të kryeministrit Rama. Për të siç duket edhe në vendosjen e maskave ka rregulla për qytetarët shqiptarë, por jo për atë vetë, as kur del jashtë territorit të vendit tonë. Vetë kreu i qeverisë nuk kurseu asnjë qytetar të vetëm, çdo person që kapej pa maskë në rrugë gjobitej, gjë e cila mbivendosej në faturën e energjisë elektrike. Madje në një rast kaloi çdo limit. Bëhet fjalë për incidentin me gazetaren e FaxNews, Edona Haklaj, të cilën kur kreu i qeverisë po prononcohej për gazetarët dhe syri i kapi Haklajn që në vend të maskës mbante një shall rreth gojës. Pa u menduar dy herë, kreu i qeverisë e largoi gazetaren nga rrethi i kolegëve.

“Ti pse nuk mban maskë? Shko merre, shko merr maskën,”- ishin fjalët që bënë xhiron e mediave atë ditë, ndërkohë që kryeministri kërkonte largimin e gazetares, por kur të njëjtat mund t’i jenë thënë në bordin e avionit në Gjermani, ndoshta me tone edhe më të buta, nuk i janë dukur të këndshme. Epo shprehja “mos bëj si bëj unë, por çfarë them unë”, nuk gjeti vend në Gjermani!

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama

Sondazh

Poll