Aktualitet

Ndroqi e Rakipi non-grata, Zingraf: S’komentoj vendimin e SHBA-ve, ne kemi tjetër metodë

15 Prill 2022, 09:38 Nga DOSJA
Ndroqi e Rakipi non-grata, Zingraf: S’komentoj vendimin e SHBA-ve, ne kemi

KORÇË– Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata politikanë e biznesmenë shqiptarë. I ndodhur në Korçë, në një prononcim për mediat, Zingraf u shpreh se Gjermani ndjek një tjetër metodë për personat që nuk duhet të shkelin në vend, por që nuk preferon të komentojë vendimin e SHBA-ve. I pyetur për akuzat e bëra ndaj ambasadorëve se po ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë më vend, Zingraf tha se vetë nuk është ndjerë i prekur.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Pyetje: Departamenti i shtetit ka shpallur ‘non grata’ dhe emra të tjerë të njohur si Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Si mendoni çfarë ndikimi kanë në imazhin e Shqipërisë?

Peter Zingraf: Në fakt këtë nuk do dëshiroja ta komentoja! Më takon vetëm të them që për Republikën Federale nuk i përdor instrumente të tilla. Ne përdorim disa regjime të caktuara sanksionesh të dakordësuara paraprakisht sikurse është në rastin e Rusisë për të deklaruar persona të caktuar si ‘non grata’ të cilëve u ndalohet hyrja në Gjermani. Në këtë formë nuk e përdorim këtë lloj instrumenti dhe nuk do dëshiroja të komentoja vendimin e qeverisë dhe të departamentit të shtetit.

Pyetje: Shpeshherë diplomatë të huaj janë vënë në shënjestër dhe janë akuzuar se po ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë. Ju si e vlerësoni?

Peter Zingraf: Unë nuk kam koment për këtë, personalisht nuk jam ndjerë ndonjëherë i tematizuar lidhur me këtë problematikë.

LAJM KRYESOR:Zingraf: PD të orientohet nga e ardhmja, RMV të pritet, s’komentoj non-gratat

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet peter zingraf peter zingraf

Sondazh

Poll