Sport

Mourinho i kënaqur: “Tani na takon neve të mbajmë lart flamurin e Italisë”

15 Prill 2022, 05:01 Nga DOSJA
Mourinho i kënaqur: “Tani na takon neve të mbajmë lart

ITALI – José Mourinho, trajneri i Romës, gëzon fitoren e gjysmëfinales së Conference League, pasi mposhti Bodø/Glimt 4-0 në çerekfinale.

“Kemi luajtur mirë, me presion intensiv, cilësi në dalje… Unë në fakt isha shumë i sigurt edhe pas ndeshjes së parë, nuk perceptova ndonjë problem të madh, gjithmonë kisha ndjenjën se ishim superiorë, ishim të mirë për t’u fokusuar vetëm në fushë.

Gjithsesi është e papranueshme t’i mundësh vetëm në ndeshjen e katërt, por në fund ishte ajo që kishte më shumë rëndësi,”- është shprehur “Special One” pas ndeshjes.

Mou foli më pas për cilësinë e lojës së skuadrës së tij: “Të luash mirë dhe të fitosh është perfekte, të luash mirë dhe të humbësh nuk pëlqehet nga askush, e pëlqejnë vetëm ata që fshihen pas filozofisë dhe identitetit, por më pas nuk fitojnë asgjë. Mendoj se luajmë shumë më mirë se sa thonë njerëzit. Kemi luajtur shumë ndeshje cilësore, është e lehtë të flasësh për karakterin, organizimin, por për mendimin tim luajmë mirë.

Sot sigurisht që nuk kishte histori, nuk bëhej fjalë për ‘i poshtëroni’ ose ‘fitoni me 6 gola si ata’, ishte puna vetëm për të shkuar në gjysmëfinale. Skuadra e meriton këtë rezultat, ishte një rrugë e vështirë në Conference League, tani jemi ne që marrim flamurin e Italisë, askush tjetër nuk ka arritur deri këtu”. 

Së fundi një shaka për Nicolò Zaniolo, një protagonist i madh me hat-trick: “Ne flasim shumë për të, pse luan apo nuk luan, do të ishte më mirë ta linim të qetë, për ne dhe për futbollin italian.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josé mourinho të romës roma është me josé mourinhon skuadra e jose mourinhos josé mourinho të romës roma është me josé mourinhon skuadra e jose mourinhos

Sondazh

Poll