Sport

Conferenca League/ Ja dhe rruga e mbetur për katër pretendentët e finales së Tiranës…

15 Prill 2022, 04:24 Nga DOSJA
Conferenca League/ Ja dhe rruga e mbetur për katër pretendentët e

ZVICER – Leicester City, Olympique Marseille, Roma dhe Feyenoord, janë katër skuadrat prentendente për finalen e 25 majit në “Air Albania” të Tiranës, ku do të jepet trofeu i Conference League, eventi më i ri i UEFA-s.

Do të jetë Leicester City përballë Romës, në një nga gjysmëfinalet e Conference Leagues së parë në histori. ‘Verdhekuqtë’ mposhtën Bodon në ‘Olimpico’, duke u hakmarrë për tre nokautet e mëparshme gjatë ngjarjes, ndërsa ‘dhelprat’ e Leicesterit përmbysën në transfertë holandezët e PSV-së.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Marsejës dhe Feyenoordit, përkatësisht fitues ndaj PAOK-ut dhe Slavia Pragës. Këto janë rezultatet e ndeshjeve të kthimit të çerekfinaleve të Conference League:

PSV Eindhoven-Leicester City 1-2 (0-0) (27 ‘Zahavi (P), 77’ Maddison (L), 88 ‘Ricardo Pereira (L)
PAOK Selanik-Olympique Marseille 0-1 (1-2) (34′ Payet)
Roma-Bodo/Glimt 4-0 (1-2) (50′ Abraham, 23′, 29′ dhe 49′ Zaniolo)
Slavia Prague-Feyenoord 1-3 (3-3) (2′ dhe 58′ Dessers (F), 14 ‘ Traore (S), 71’ Sinisterra (F)

Ndeshjet gjysmëfinale: Leicester City-Roma dhe FeyenoordOlympique Marseille do të zhvillohen më 28 prill ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit më 5 maj. Fitueset, do të jenë të Tiranë më 25 maj për të diskutuar midis tyre skuadrën fituese të trofeut më të ri, UEFA Conference League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport feyenoord rotterdam olympique marseille roma është me josé mourinhon stadiumin "leicester city" të londrës feyenoord rotterdam olympique marseille roma është me josé mourinhon stadiumin "leicester city" të londrës

Sondazh

Poll