Sport

EUROPA LEAGUE/ Barcelona largohet me turp, West Ham bën surprizën ndaj Lyon

14 Prill 2022, 21:22 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Barcelona largohet me turp, West Ham bën surprizën ndaj

EUROPË-Surpriza të mëdha në ndeshjet e dyta të cerekfinaleve të Europa League. Barcelona, skuadra më e kuotuara për të fituar trofeun, eleminohet me turp nga Frankfurt. Në Camp Nou gjermanët fitojnë me shifrat 2-3. Gjithcka do të niste pas 4 minutash kur Lindstrom mbahet nga Eric Garcia brenda zone.

Mbrojtësi i Barcelonës shkaktoi penallti dhe nga pika e bardhë e penalltistë ishte Kostic ai që shënoi golin e parë. Surprizat nuk do të përfundonin këtu sepse në të 36-tën minutën Borre nga distanca do të trondiste katalanasit por edhe portën e Ter Stegen.

Në pjesën e dytë, do të ishin përsëri gjermanët që do të shënonin. Kostic në minutën e 67-të me një diagonale precize do të mposhte Ter Shtegen. Golat e Busquets dhe Depayt në shtesë nuk mjaftuan që skuadra katalanase të kualifikohej. West Ham shkon në gjysmëfinalen e Europa League. Skuadra angleze mposhti në Francë Lyonin me shifrat 0-3, ndërkohë 90 minutat në Angli kishin përfunduar me shifrat 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona europa league barcelona europa league

Sondazh

Poll