Sport

Rruga për në Tiranë/ Roma likujdon Bodo-n për 30 minuta, Marseille nuk fal ndaj Paok

14 Prill 2022, 21:24 Nga DOSJA
Rruga për në Tiranë/ Roma likujdon Bodo-n për 30 minuta,

EUROPË– Rruga për në finalen e Tiranës që do të luhet më 25 maj në stadiumin Kombëtar bëhet intersante për skuadrat e mëdha. Në takimet e dyta cerekfinale të Conference League skuadra drejtuar nga Jose Mourinho mposhti 4-0  Bodo Glimt dhe në gjysmëfinale do të luajë ndaj Leicesterit.

Pas humbjes 2-1 në Norvegji kryeqytetasit do ta zgjidhnin vetëm në pjesën e parë duke shënuar tri gola për 30 minuta. Në minutën e 5’ Abraham do të tregohej i saktë. Ndërsa Zaniolo do të realizonte në të 23-tën. Pas 6 minutash, do të ishte sërisht 22-vjecari.

Në pjesën e dytë, Zaniolo do të shënonte në të 47-tën, duke i dhënë kualifikimin e merituar Romës. Në takimet e tjera, Marseillë fitoi 0-1 ndaj Paokut në Selanik me golin e Payet, ndërkohë që pas barazimit 3-3 në Holandë, Feynoord ia doli të fitonte ndaj Slaviës së Pragës me shifrat 1-3 dhe tashmë në gjysmëfinale do të luajë ndaj Marseillës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league conference league

Sondazh

Poll