Sport

Europa League/ Gjimshiti sheh eleminimin e Atalantës në stol, Leipzig i bën gjëmën

14 Prill 2022, 19:09 Nga DOSJA
Europa League/ Gjimshiti sheh eleminimin e Atalantës në stol, Leipzig

ITALI-Leipzig në Gjysmfinalen e Europa League. Përballë Atalantës, skuadra gjermane fiton me shifrat 0-2, Ndeshja e parë e luajtur në Gjermani u mbyll në barazim 1-1. Sfida që u zhvillua në Bergamo u zhbllokua shumë shpejt.

Miqve, në fakt, u kanë mjaftuar vetëm 18 minuta për të gjetur golin dhe për ta mbyllur pjesën e pare në avantazh. Një gol që ka ardhur pas një aksioni perfekt nga ana e gjermanëve, që kanë arritur ta finalizojnë me gol falë Christopher Nkunku.

Në minutën e 87’, do të ishte sërish mesfushori francez që do të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kualifikimin për në gjysmëfinale Leipzig. Në këtë 90 minutësh, mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk luajti për asnjë minutë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta europa league leipzig atalanta europa league leipzig

Sondazh

Poll