Bota

Shtretër kampi dhe bukë thatë, kushtet skandaloze ku janë karantinuar 200 veta në Shangai

14 Prill 2022, 12:18 Nga DOSJA
Shtretër kampi dhe bukë thatë, kushtet skandaloze ku janë

KINË- Në një nga njësitë e karantinës në Shangai, banorët me Covid-19 janë të shtrirë në shtretër të palosshëm ngjyrë gri, më pak se një metër larg njëri-tjetrit, me valixhet dhe sendet e tjera personale të shtrira pranë tyre.

Një video e lëshuar sot për Reuters nga një person që jeton në objekt tregon më shumë se 100 njerëz të grumbulluar në dyshemenë e një ndërtese, një nga dhjetëra vendet që qyteti ka kthyer në qendra karantine në një betejë për të ndaluar përhapjen e variantit Omicron.

“Kjo qendër është aq e mbushur me njerëz, sa që janë më pak se një metër larg njëri-tjetrit” tha dëshmitari që ka xhiruar videon.

Gruaja, e cila nuk pranoi të përmendet emri, tha se kishte të paktën 200 njerëz në njësi, duke përfshirë fëmijë të vegjël, të cilët ndanin katër tualete. Nuk ka dushe dhe u jepet bukë e thjeshtë për mëngjes, tha ajo.

Autoritetet nuk dhanë detaje mbi numrin e njerëzve të karantinuar, por qyteti ka regjistruar më shumë se 280,000 infektime me COVID-19 që nga marsi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota koronavirusi në kinë protesta ne shangai koronavirusi në kinë protesta ne shangai

Sondazh

Poll