Bota

Elon Musk ofron 43 miliardë dollarë për të blerë Twitter-in

14 Prill 2022, 11:40 Nga DOSJA
Elon Musk ofron 43 miliardë dollarë për të blerë

SHBA- Miliarderi Elon Musk ka bërë një ofertë për të blerë kompaninë Twitter, ka ofruar 43.4 miliardë dollarë. Elon ka Oferta ka 9 përqind të aksioneve në Twitter, duke u bërë aksionari më i madh dhe tashmë dëshiron ta ketë të tijën. Sipas mediave amerikane sipërmarrësi deklaroi se do të depozitojë shumë shpejt kërkesën e tij për blerjen e kompanisë me një ofertë prej 54.20 dollarë për aksion.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin që ka për të qenë platforma e fjalës së lirë në mbarë globin. Unë besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale”, tha Musk.

“Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e saj aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private. Musk ndau një lidhje me dosjen e SEC në llogarinë e tij në Tëitter. Unë bëra një ofertë,” tha ElonDeri. Deri më tani, Tëitter nuk ka reaguar publikisht për ofertën e blerjes.

Aktualisht Elonka një pasuri prej 273.6 miliardë dollarësh. Blerja e Twitter do të përfaqësonte një investim të rëndësishëm për Musk.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elon musk twitter elon musk twitter

Sondazh

Poll