Bota

Holandë/ Kompanitë holandeze nuk do të paguajnë për gazin rus në rubla

14 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
Holandë/ Kompanitë holandeze nuk do të paguajnë për

HOLANDË- Qeveria e Holandës do të udhëzojë kompanitë që të mos paguajnë për gazin rus në rubla siç ka propozuar Moska, pasi një veprim i tillë do të shkelte sanksionet e Bashkimit Europian.

Sipas Aljazeera, një zëdhënës i Ministrisë së Çështjeve Ekonomike ka thënë se vendi e kishte miratuar atë qëndrim pas një vendimi të Komisionit Europian të mërkurën. Ai shtoi se kjo gje do t’u komunikohet edhe kompanive të energjisë.

“Ajo që ka ndryshuar është se Komisioni (Europian) ka konkluduar dje se pagesa në rubla do të shkelte sanksionet, dhe po kështu do të bënte edhe ndërtimi me Gazprom Bank”-tha zëdhënësi.

Rusia ju kërkoi vendeve perëndimore që të paguanin me monedhën e tyre kombëtare ‘rubla’ për gazin natyrorë rus si shenjë hakmarrëje ndaj atyre që sanksionuan pushtimin rus në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota holanda lufta ukraine-rusi holanda lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll