Bota

Vuçiç pret Schmidt, diskutojnë për ruajtjen e paqes në Bosnjë dhe rajonin e Ballkanit

14 Prill 2022, 11:59 Nga DOSJA
Vuçiç pret Schmidt, diskutojnë për ruajtjen e paqes

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot Përfaqësuesin e Lartë të Bosnje dhe Hercegovinës, Christian Schmidt.

Sipas mediave serbe, ata analizuan situatën në rajon, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë ku Schmidt shprehu pikëpamjen e tij për arsyet e përdorimit të fuqive të Bonit. Këto fuqi parashohin që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë mund të paraqesë ose ndryshojë ligje, të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar politikë, si dhe zyrtarë të tjerë.

Vuçiç nuk u pajtua me Schimdt-it për vendimit e këtij të fundit për të pezulluar deri në një vendim final të Gjykatës Kushtetuese të BeH-së në lidhje me disponueshmërinë e pronave të paluajtshme publike të entitetit serb të Bosnjës. Ai mendon se nuk i kontribuojnë stabilitetit.

Vuçiç dhe Schmidt ranë dakord se ruajtja e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin është e një rëndësie vendimtare për përparimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Presidentit të Republikës për Bashkëpunim me Media.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic christian schmidt aleksander vucic christian schmidt

Sondazh

Poll