Bota

Pas takimit me Schmidt, Vuçiç pret nesër në takim anëtarin serb të presidencës së Bosnjës

14 Prill 2022, 12:04 Nga DOSJA
Pas takimit me Schmidt, Vuçiç pret nesër në takim

SERBI– Nesër në Beograd do të mbahet takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe anëtarit serb të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.

Sipas Alor.rs, vizita e Dodik vjen menjëherë pas takimit që Vuçiç pati sot me Përfqësuesin e Lartë, Christian Schmidt ku ky i fundit e informoi se ka përdorur kompetencat e Bonit dhe kishte pezulluar Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur për funksionimin e autoriteteve publike të RS.

Arsyeja e shfrytëzimit të kompetencave të Bonit është Ligji për Pronat e Paluajtshme, i cili është miratuar nga Asambleja Kombëtare e RS, dhe që është në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH. Siç shpjegoi ai, ai e pezulloi ligjin deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të BeH.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic marredheniet serbi-bosnje hercegovine milorad dodik aleksander vucic marredheniet serbi-bosnje hercegovine milorad dodik

Sondazh

Poll