Bota

Hidhet nga dritarja e katit të dytë! Arrestohet shqiptari klandestin në Itali

14 Prill 2022, 11:19 Nga DOSJA
Hidhet nga dritarja e katit të dytë! Arrestohet shqiptari klandestin

ITALI- Një 30-vjeçarë shqiptarë i kthyer ilegalisht në Itali për herë të dytë është arrestua nga policia. Për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë, të cilët trokitën në derën e shtëpisë ku ishte mysafir 30-vjeçari shqiptarë u hodh nga dritarja e dhomës së gjumit, nga kati i dytë i godinës dhe i shkaktoi plagë të rënda ne legen dhe këmbë.

Sipas Parma Today, ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, 13 prill. Me të mbërritur policia për të verifikuar prezencën e personit, i cili ka precedentë të shumtë për krime kundër pronës dhe trafik droge, 30-vjeçari ka tentuar të arratiset duke u hedhur nga dritarja e dhomës së gjumit. 

Policia e ka transportuar atë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Aktualisht ai ruhet në spitalin Vaio: në përfundim të trajtimeve dhe operacioneve të identifikimit do të dëbohet sërish. 

Në vitin 2019 ai u dëbua nga territori kombëtar pasi konsiderohej si person i rrezikshëm. Një vit më vonë u arrestua nga karabinierët e Milanos pasi u kthye në Itali ilegalisht, me një emër tjetër. Pas gjyqit ai u dëbua dhe u riatdhesua në Shqipëri. 

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll