Bota

Ukrainë/ Fëmijët e rrëmbyer po përballen me kërcënimin e birësimit të paligjshëm në Rusi

14 Prill 2022, 12:02 Nga DOSJA
Ukrainë/ Fëmijët e rrëmbyer po përballen me

UKRAINË- Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të lehtësuar kthimin e fëmijëve ukrainas që janë marrë ilegalisht në Rusi.

Sipas The Guardian, në një deklaratë ministria tha se Rusia ishte përfshirë në zhvendosjen e paligjshme dhe të detyruar të fëmijëve ukrainas, midis tyre jetimë, fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, si dhe fëmijë, prindërit e të cilëve vdiqën si rezultat i agresionit ushtarak të Rusisë në të gjithë Ukrainën.

“Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe standardet themelore të humanizmit, Rusia është e përfshirë në rrëmbimin e fëmijëve të organizuar nga shteti dhe shkatërrimin e së ardhmes së kombit ukrainas.Veprime të tilla të pushtuesve rusë mund të cilësohen si rrëmbim dhe kërkojnë një reagim vendimtar nga komuniteti ndërkombëtar, në radhë të parë nga organizatat përkatëse ndërkombëtare.”- thuhej në deklaratë. 

Ukraina ka akuzuar vazhdimisht forcat ruse për dëbimin me forcë të mijëra fëmijëve nga rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore që nga fillimi i luftës.

Në fillim të këtij muaji, dy individë thanë se gra dhe fëmijë të tjerë u transportuan me forcë në territorin rus nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka mohuar këto akuza, duke pretenduar se raportet e tilla janë gënjeshtra.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota femijet ukrainas lufta ukraine-rusi femijet ukrainas lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll