Politike

Ndikimi kinez e rus, Rama: Zero e minimal! Turqia, aleat i ngushtë

11 Prill 2022, 17:12 Nga DOSJA
Ndikimi kinez e rus, Rama: Zero e minimal! Turqia, aleat i ngushtë

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron Shqipërinë një vend me ndikim rus apo kinez. I pyetur në lidhje me këtë gjë në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Rama tha se ndikimi që ka Rusia në vendin tonë është zero, pasi nuk ka investime. Ndërsa ai kinez, është minimal, sipas tij.

“Kina është një vend që ka synimin e vet të deklaruar në të gjithë Evropën, ish Evropën lindore, ka një format special të Kinës të quajtur 17+1 me këto vende, një projekt investimesh. Shqipëria nuk ka një marrëdhënie të posaçme as me njërën as me tjetrën. Nuk ka ndikim rus, ndërsa i Kinës është minimal. Në këndvështrimin tim Turqia nuk është palë e tretë, por aleat i ngushtë, është një valvul për të gjithë Evropën. Nuk ka asnjë arsye të shohim tek ato vende asgjë veç miqve që janë të mikpritur në Shqipëri për të bërë investime. Prezenca e tyre është shumë më e ulët se sa stër zmadhohet në artikuj të medias,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR:Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do rijetësoj Procesin e Berlinit

(f.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama olaf scholz rama ne gjermani edi rama olaf scholz rama ne gjermani

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2022, 18:08

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

TIRANË– Deputeti Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit. I pranishëm në Kuvend, Noka u ngrit në këmbë dhe u nis drejt fotlores, pasi iu ndërore ...