Politike

Scholz: Nesër firmoset, Gjermania njeh patentat e shqiptarëve

11 Prill 2022, 16:46 Nga DOSJA
Scholz: Nesër firmoset, Gjermania njeh patentat e shqiptarëve

GJERMANI– Kancelari Olaf Scholz ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët. Në një konferencë me kryeministritn Edi Rama, Scholz tha se Gjermania ka njohur patentat shqiptare. Ai shtoi se nesër firmoset marrëveshja.

“Për Gjermaninë Ballkanin Perëndimor ka rëndësi strategjike. Në këtë takim të parë në thelluiam në një sërë temash për koordinimin e qasjes tonë përballë luftës kundër Ukrainës. Agresioni na bën të qartë se arritjen e dekadave të fundit nuk janë më të vetëkuptueshme. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për hapjen sa më shpejt të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rëndësi për stabilitetin në rajon. Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar Shqipërinë, ka marrë rolin proaktiv. Që prej 35 vitesh, Gjermania bashkëpunon ngushtë me Shqipërinë, nesër do të nënshkruhet në Tiranë një marrëveshje reciproke për njohjen e patentave,”- tha Scholz. 

LAJM KRYESOR:Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do rijetësoj Procesin e Berlinit

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama olaf scholz rama ne gjermani edi rama olaf scholz rama ne gjermani

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2022, 18:08

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

TIRANË– Deputeti Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit. I pranishëm në Kuvend, Noka u ngrit në këmbë dhe u nis drejt fotlores, pasi iu ndërore ...