Politike

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

11 Prill 2022, 18:08 Nga DOSJA
Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

TIRANË– Deputeti Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit. I pranishëm në Kuvend, Noka u ngrit në këmbë dhe u nis drejt fotlores, pasi iu ndërore fjala ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u përplas me Ermonela Felajn e cila zëvendësoi Lindota Nikollën në drejtimin e seancës plenare.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Keni bërë vjedhje të mëdha si ajo e inceneratorëve

Ermonela Felaj i heq fjalën

Flamur Noka: Nuk ndodh kjo gjë, kemi hequr minutat tona, kush je ti që heq fjalën këtu (Me letra në duar, rri në foltore dhe e bllokon). Je mashtruese por mos e trego dhe në televizor që je mashtruese

Ermonela Felaj: Ka mundësi të ulesh? Nuk më impresionon fare sjellja juaj, as fyerjet

Edmond Spaho: Ju s’të jepni kohën në Kuvend, dhe flisni pastaj për bashkëpunim. Reflektoni, sjellja karshi nesh është e papranueshme.

Ermonela Felaj: Ju lutem, secili prej jush ka një minutazh të caktuar, dhe nuk mund të anashkalohet kjo gjë. Zotit Berisha i dhatë minutat, u konsumuan.Duhet të respektohet koha e gjithsecilit për të folur.

Flamur Noka flet, por nuk kuptohet

Ndërhyn Garda dhe rrethon foltoren.

Ermonela Felaj: Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni…

LAJM KRYESOR:LIVE- Mblidhet Kuvendi, betohet Pandeli Majko, priten diskutime për rendin e ditës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka seance plenare 11 prill 2022 flamur noka seance plenare 11 prill 2022

Sondazh

Poll