Politike

Opozita kundër Felajt: Shkele Kushtetutën, s’na e cakton ti kohën

11 Prill 2022, 17:42 Nga DOSJA
Opozita kundër Felajt: Shkele Kushtetutën, s’na e cakton ti

TIRANË– Fakti që drejtuesja e Kuvendit gjatë një pjese të seancës së sotme plenare, Ermonela Felaj i ndërpreu fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë që deputetët e Opozitës t’i kundërvihen. Albana Vokshi kërkoi nga Felaj se mbi çfarë baze ndan kohën mes deputetëve, qoftë edhe kur ato janë të pavarur, ose pa grup parlamentar. Vokshi tha se askush nuk ka të drejtë që një deputet ta konsiderojë me apo pa grup parlamentar. Oerd Bylykbashi i kujtoi Felajt se mandati i deputetit dhe qenia e tij në një grup parlamentar nuk përcaktohet nga drejtuesja e seancës.

Pjesë nga biseda:

Albana Vokshi: Kush jeni ju që përcaktoni nëse unë jam apo jo pjesë e një Grupi Parlamentar? Unë jam votuar nga shqiptarët si deputete e PD-së, atëherë mbi cilën bazë Ju na thoni që s´jemi pjesë e grupit parlamentar? Edhe sikur ne të mos kemi grup parlamentar, kush jeni ju që na ndani kohën, pasi ne mund të merremi vesh vetë për kohën që kemi në dispozicion”, tha Vokshi.

Oerd Bylykbashi: Kushtetuta, por edhe Rregullorja e Kuvendit, por edhe Komisioni Qendror Zgjedhor, ku jep mandatet e përcakton qartë se çfarë përfaqëson një deputet, cilës forcë i përket dhe në cilin grup parlamentar bën pjesë, përveç rasteve kur deputeti bën një deklarim ndryshe në seancën e parë të Kuvendit. Atëherë kush jeni ju që na përcaktoni se në cilin grup bëjmë pjesë ne, ka ndonjë vendim të Parlamentit? Unë nuk di të ketë asnjë vendim, ndaj respekto Kushtetutën dhe Rregulloren.

Ermonela Felaj: Kur ndahet koha parlamentare, ajo që përcaktohet është se 1 deputet nuk mund të flasë më shumë se 10 minuta, ndërsa për deputetët pa grup parlamentar, koha në dispozicion është 21 minuta në total dhe secili flet 2 minuta.

LAJM KRYESOR:LIVE- Mblidhet Kuvendi, betohet Pandeli Majko, priten diskutime për rendin e ditës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 11 prill 2022 seance plenare 11 prill 2022

Sondazh

Poll