Politike

Meta: S’kam refezuar asnjë propozim të qeverisë për ambasadorë, vij në Kuvend e ju sqaroj

11 Prill 2022, 16:48 Nga DOSJA
Meta: S’kam refezuar asnjë propozim të qeverisë për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ministres Olta Xhaçka si edhe Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli me një letër lidhur me debatet e ditëve të fundit me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për emërimin e ambasadorëve. Në letër, Kreu i Shtetit, i konsideron deklaratat e Veliajt, gënjeshtra me qëllim shmangien e vëmendjes ndaj situtatës kritike që po kalon aktualisht qeveria. Ai shprehet i gatshëm të shkojë edhe në Kuvend e të sqarojë se nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasador.

LETRA E PLOTË:

Presidenti Meta letër Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla

Presidenti Meta letër Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli

Presidenti Meta letës Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gënjen për çështjen e emërimit të ambasadorëve të Shqipërisë. Deklaratat e Veliaj për “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana ime, gënjeshtra të qëllimshme. Gënjeshtrat e Veliaj synojnë të spostojnë vëmendjen e opinionit nga situata kritike. Gënjeshtrat e Veliaj, për të spostuar vëmendjen nga skandalet e Qeverisë. Nuk kam rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të Qeverisë aktuale për Ambasador. Jam treguar shumë bashkëpunues duke dekretuar në kohë propozimet për Ambasadorë. Prej kohësh kam kërkuar rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike. Komisioni i Jashtëm parlametar të diskutojë dhe të sqarojë gënjeshtrat e Veliaj. Komisioni i Jashtëm kërkesë-llogarisë ndaj Qeverisë për të qartësuar deklaratat e Veliaj për ambasadorët. I gatshëm të vij në Kuvend për të sqaruar dhe zbardhur të vërtetën.

Edhe një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt, duke i cilësuar shpifje. Madje, Meta i vuri dhe nofkën ‘zogu i Tiranës’. Veliaj e akuzon se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar.

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll