Politike

Korreshi: Në Lushnjë s’ka cep që s’pihet kanabis, serat u boshatisën për hashashin

11 Prill 2022, 16:27 Nga DOSJA
Korreshi: Në Lushnjë s’ka cep që s’pihet kanabis,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka komentuar legalizimin e kanabisit në vend. I pranishëm në Kuvend, Korreshi tha me ironi se paska patur një qëllim fakti që ka toka të papunuara e sera bosh, për tu mbjellë me bimë narkotike.

“Po të dëgjosh se çfarë flitet nga qeveria për arritjet galopante, do ishim si “Liza në botën e çudirave.” Elektorati kishte ca halle, një ndër këto ishte hashashi, rritja e çmimeve dhe fukarallëku. Për hashashin nuk kishte dyshim se është mbjellë sa nuk është mbjellë ndonjëherë në të gjithë historinë, e tani gjetët mënyrën se si ta legalizoni sepse ndërkombëtarët ndoshta iu kanë prishur punë. Po njerëzit një gjë kishin mirë, që të paktën na mpitë trutë që të harrojmë rritjen e çmimeve dhe fukarallëkun. Nuk e di ku jetoni që thoni keni bërë paketën e rezistencës, me 30 mijë lekë të vjetra familjet shqiptare nuk blejnë as bukë. Rritja e çmimeve është bërë si vallja popullore tre hapa para dy mbrapa. Bëni sikur e ulni natën dhe e rrisni ditën. Hashashi aty ka qenë, në çdo cep të Lushnjes pihet hashash. U mbyllën serat dhe u ngritën plehrat kimike, që të liheshin bosh për hahashin. Njerëzit hanë grosh 30 ditë, por nuk i ziejnë çdo ditë se harxhojnë energji, por i ziejnë në kazan dhe i mbajnë aty. Ju keni bërë presion për atë 30 mijë lekë. Jemi kthyer prapë të buka e misrit me bukë gruri. Ço ndonjë klizmë te spitali i Lushnjes se mos i plas barku atje të sëmurëve, se nuk ka. Fukarallëku është ulur këmbëkryq,”- tha Korreshi ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:LIVE- Mblidhet Kuvendi, betohet Pandeli Majko, priten diskutime për rendin e ditës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike saimir korreshi seance plenare 11 prill 2022 saimir korreshi seance plenare 11 prill 2022

Sondazh

Poll