Politike

Rama: Ballkani i Hapur zgjatim i Procesit të Berlinit, liberalizoni vizat për Kosovën

11 Prill 2022, 16:59 Nga DOSJA
Rama: Ballkani i Hapur zgjatim i Procesit të Berlinit, liberalizoni vizat

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka përmendur Ballkanin e Hapur në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Teksa mbante një konferencë të përbashkët me të në Gjermani, Rama tha se Open Balkan është një zgjatim i Procesit të Berlinit.

“Jam shumë i inkurajuar nga biseda me Kancelarin sepse gjeta një gatishmëri inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shumë vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga përmbyshja e një faze të procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpresojmë të ndodhë në qershor. E çmojmë shumë konsideratën e qeverisë federale për progresin që ne kemi bërë por jemi edhe të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Ballkani i hapur nuk është asgjë, veçse një përpjekje për të jetësuar Ballkanin dhe zgjatim i Procesit të Berlinit, rivitalizim i tij. Shpresoj që Gjermania të bëjë pjesën e saj sa i përket përmbushjes së procesit dhe bashkimit nga BE për uljen në tryezë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë dhe kërkesën për liberalizimin e vizitave për Kosovën. Po e bëj një ftesë publikisht do të ishim të nderuar që të vizitoni Shqipërinë dhe Rajonin. BE ka nevojë për Rajonin dhe Rajoni për BE,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR:Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do rijetësoj Procesin e Berlinit

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama olaf scholz rama ne gjermani edi rama olaf scholz rama ne gjermani

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2022, 18:08

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

TIRANË– Deputeti Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit. I pranishëm në Kuvend, Noka u ngrit në këmbë dhe u nis drejt fotlores, pasi iu ndërore ...