Politike

VIDEO- “Grup shushunjash”, Berisha shpërthen në Kuvend, Nikolla i pret fjalën: Ulu

11 Prill 2022, 15:55 Nga DOSJA
VIDEO- “Grup shushunjash”, Berisha shpërthen në Kuvend,

TIRANË– Ish-kryeministrit Sali Berisha i është ndërprerë fjala në Kuvend. Ai i konsideroi deputetët socialistë, disa shushunja që u thithin gjakun qytetarëve, ndërsa drejtuesja e Kuvendit, Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin. Nikolla tha se Berisha kishte tejkaluar fjalën për proçedurë dhe nuk mund të vijonte. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Propozoj që të futet një anketë që bazohet në pyetësorin e 1 milion e 200 mijë shqiptarëve që dëshmon se qeveria është bërë një me grupet mafioze të sigurimit, dhe e tërë platforma e shpallur për rritjen e çmimeve është për të grabitur qytetarët. Shkoni bisedoni me bukëpjeskësat, pastiçierë, barmen, të gjithë thonë që qeveria po i zhvat.

Lindita Nikolla: Ju lutem përmbajuni procedurave

Sali Berisha: A ka procedurë më të madhe, ju flisni në emër të 500 mijë shqiptarëve, unë në emër të 1 milion e 200 mijë. Të gjithë këtu shohin një grup shushunjash që po u thithin gjakun dhe u deklarojnë që po u lumturojnë

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë, ndërpresim fjalën

Sali Berisha: Të lutem

Lindita Nikolla: Neni 31 i rregullores, propozimi duhet të paraqitet me shkrim, para nisjës së seancës.

Sali Berisha: Grupi i shushunjave

Lindita Nikolla: Uluni zoti Berisha

LAJM KRYESOR:LIVE- Mblidhet Kuvendi, betohet Pandeli Majko, priten diskutime për rendin e ditës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 11 prill 2022 seance plenare 11 prill 2022

Sondazh

Poll