Politike

“E shkuar e hidhur”, Xhaçka përplaset me Berishën, ish-kryeministri: Plaçkitëse pronash

11 Prill 2022, 16:01 Nga DOSJA
“E shkuar e hidhur”, Xhaçka përplaset me Berishën,

TIRANË– Debat i fortë mes ministres Olta Xhaçka dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Xhaçka e konsideroi një të shkuar të hidhur Berishën dhe shtoi se ai nuk duhet të ishte në Kuvend. Ndërsa lideri historik i PD-së, e quajti Xhaçkën, një plaçkitëse pronash. 

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Olta Xhaçka: Të gjithë ju shohin si e shkuara e hidhur. E kaluara e hidhur, shëmbëlltyra e vdekjes së hidhur se vulën ua ka vënë aleati më i madh, SHBA, që e keni shkruar vetë me duart e përgjakura. Një politikan i tillë nuk duhet të ishe këtu dhe nuk se çfarë përfaqëson.

Sali Berisha: Në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka pasur më plaçkitës pronash nga Shëngjini në Dhërmi se sa parafolësja. E vërteta është se, kush ka lexuar romanet e asaj kohë, e ka parasysh kenisjes, Olta nuk je larg asaj kategorie, matu dy herë se e nise me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë dhe shumë gjëra të tuat e bashkëshortit tënd. Përsa i përket cinizmit njerëz, zonja e nderuar nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore, gjatë tërmetit deklaronte se ka dërguar mijëra pako, duke harruar se ata që merrnin pako, s;kishin pako për të ngënë

Lindita Nikolla: Mbaroi fjala

Sali Berisha: Grup shushunjash, mafiozë që po u thithin gjakun njerëzve.

LAJM KRYESOR:LIVE- Mblidhet Kuvendi, betohet Pandeli Majko, priten diskutime për rendin e ditës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike olta xhacka sali berisha seance plenare 11 prill 2022 olta xhacka sali berisha seance plenare 11 prill 2022

Sondazh

Poll