Politike

Telefonat BQ! Berisha: Këtu janë 30 prokurorë evropianë, përgjime Tiranë-Shkup-Beograd

11 Prill 2022, 20:05 Nga DOSJA
Telefonat BQ! Berisha: Këtu janë 30 prokurorë evropianë,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali berisha është shprehur se në vendin tonë kanë mbërritur rreth 30 prokurorë evropianë. I ftuar në “Politiko”, Berisha tha se Shqipëria është e detyruar që të pranojë këto ardhje në vedn, për shkak të marrëveshjeve. Sipas Berishës, përmes telefonave ‘BQ’, janë përgjuar dhe transkriptuar biseda të zhvilluara mes Tiranës zyrtare, Beogradit, Shkupit e ndonjë vendi tjetër. 

“Ka marrëveshje të ndihmës juridike, dhe për këto e detyrojnë Shqipërinë marrëveshjet që t’i pranojnë. Janë disa zyrtarë që kanë përdorur telefona të tillë dhe mund t´ju them se janë dosje të nxehta. Po punohet mbi transkriptet e siguruara që përfshijnë Beogradin, Tiranën, Shkupin dhe ndonjë vend tjetër. Në Tiranë janë rreth 30 prokurorë europianë,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(f./mdosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll