Sport

Pep Guardiola: “Humbëm një mundësi, por nuk jam penduar për asgjë”

11 Prill 2022, 05:01 Nga DOSJA
Pep Guardiola: “Humbëm një mundësi, por nuk jam penduar

ANGLI – Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha se skuadra e tij humbi “një mundësi të madhe” për të kaluar katër pikë epërsi ndaj Liverpoolit dhe se ndeshja ishte “një promovim i madh për Premier League”.  Guardiola tha gjithashtu se “nuk jam penduar për asgjë”.

“Liverpoolit i pëlqen kjo lloj ‘ndeshje boksi’. Ka qenë një promovim i madh për Premier League. Ka qenë një ndeshje e mrekullueshme me dy skuadra që duan të fitojnë,”- tha Guardiola për kanalin “Sky Sports”.

“Liverpool është i mrekullueshëm për t’u parë, por unë jam shumë krenar për ekipin tim për mënyrën se si kemi luajtur”,- shtoi trajneri katalanas.

Për mënyrën se si po shkon gara për në Premier League, me Cityn një pikë mbi Liverpoolin në renditje, Guardiola theksoi: “Është kjo që është. Kundër këtij lloji ekipi është pothuajse e pamundur. Jemi të parët në tabelë, kështu që kemi ndjesinë se kemi humbur një mundësi të madhe për të fituar më shumë avantazh, por ka ende shumë ndeshje përpara. Nuk pendohem për asgjë. Lojtarët e mi mund të dështojnë kur të duan. Ky është futboll dhe ndonjëherë ndodh”,- theksoi Guardiola.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp manchester cityn e pep guardiolës pep guardiolas trajneri pep guardiola “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp manchester cityn e pep guardiolës pep guardiolas trajneri pep guardiola

Sondazh

Poll