Sport

Napolit i mbaron ‘benzina’ për titullin, Fiorentina i bën gjëmën| Ja rezultatet e tjera

10 Prill 2022, 15:47 Nga DOSJA
Napolit i mbaron ‘benzina’ për titullin, Fiorentina i bën

ITALI-Fiorentina bën surprizën e madhe në javën e 32-të të Serie A duke mundur Napolin në stadiumin ‘Maradona’ me shifrat 3-2. Në minutën e 29′ do të ishte Nico Gonzalez që do të shënonte për Fiorentinën, ndërsa në pjesën e dytë, Mertens i sapofutur do të barazonte shifrat në minutën e 58′.

Kur u duk se Napoli do të merrte më tepër zemër nga ky gol, është Fiorentina që shënon me Ikone në minutën e 66′. Në të 72-tën Cabral do ti jepte goditjen fatale Napolit, ndërsa Osimhen nuk mjaftoi për të marrë pikë.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti e shikon titullin kampion ti largohet edhe më shumë pas kësaj humbje që e mban Napolin në vendin e tretë. Në sfidat e tjera Atalanta është mposhtur në transfertë nga Sasuolo me rezultatin 2-1, ndërsa Udinese ka triumfuar ndaj Venecias.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fiorentina napoli fiorentina napoli

Sondazh

Poll