Sport

Skënderbeu “stacioni i fundit”, sot përballë Tiranës?

10 Prill 2022, 10:04 Nga DOSJA

KORCE – Do të luhet ditën e sotme ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 28-të në Superiores. Në Korçë do të përballen dy “ekstremet” e renditjes, sfidë që fillon në orën 16:45.

Bardheblutë e Orges Shehit kanë shënuar vetëm një gol në dy takimet e fundit, por Laçi ndjekës është shumë larg dhe një fitore në transfertën juglindore do e çonte diferencën në 16 pikë.

Titulli i 26-të në histori është siguruar, por vetëm matematika nuk lejon kryeqytetasit të nisin festën. Triumfi i fundit i Tiranës në stadiumin e Korçës daton më 28 qershor të vitit 2020 (1-2).

Në krahun tjetër, Skënderbeu, që me Skënder Gegën në stol ka siguruar tre barazime në po kaq ndeshje. Korçarët nuk fitojnë prej 13 ndeshjesh në kampionat. Suksesi i fundit është regjistruar 18 dhjetorin e vitit të kaluar kundër Kastriotit (2-1).

Ekipi juglindor mbyll renditjen e Superiores me 20 pikë. Kastrioti i vendit të tetë është 11 pikë larg, por në Korçë nuk janë dorëzuar dhe shpresojnë të arrijnë një fitore shprese përballë ekipit kryesues, mision aspak i lehtë për djemtë e Gegës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnetsuperiore skenderbeu tirana #abissnetsuperiore skenderbeu tirana

Sondazh

Poll