Sport

Leagie Varshavës do të largojë trajnerin serb, lajm i mirë për Muçin

10 Prill 2022, 10:38 Nga DOSJA
Leagie Varshavës do të largojë trajnerin serb, lajm i mirë

POLONI – Një sezon i tmerrshëm ishte ky për kampionët e Polonisë, Legia e Varshavës. Për një moment rrezikuan edhe rënien nga elita e futbollit. Megjithatë me ardhjen e trajnerit serb, Vukovic, që u quajt si “zjarrëfikës” që në fillim, skuadra ndodhet në mesin e tabelës.

Por e sigurt është se nga sezoni i ri do të ketë një trajner tjetër te Legia, pasi misioni i serbit ka mbaruar dhe është arritur me sukses. Legia e Varshavës ka shpëtuar, por talenti i madh i Shqipërisë, Ernest Muçi, jo!

Ky i fundit po përfundon në tribunë dhe në stol në rastin më të mirë. Kush do të jetë trajneri i ri i Legias? Sipas asaj që përflitet në mediat polake është mbyllur marrëveshja dhe është përcaktuar stafi i ri me gjermanin Kosta Runjaic.

Në të kaluarën ky trajner ka punuar edhe me një tjetër lojtar shqiptar te Munich 1860, Valdet Ramën. Aktualisht tekniku në fjalë po drejton Pogonin, që po lufton për titullin kampion në Poloni.

Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia e rishikimit të kontratës së Muçit, i cili nëse nuk do të ketë ndryshim, do të përgatitet të largohet nga kampionati polak drejt Belgjikës për një tjetër aventurë me më shumë mundësi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #ernestmuci #legiavarshaves poloni trajneri #ernestmuci #legiavarshaves poloni trajneri

Sondazh

Poll