Sport

Ferraristi Leclerc: “Makina ishte bishë, mund të synojmë vërtet titullin”

10 Prill 2022, 10:41 Nga DOSJA

AUSTRALI – “Kjo është hera e parë që kam fituar në një situatë kontrolli total, punë të shkëlqyer gjatë gjithë fundjavës. Ne ishim superiorë në ritmin e garës dhe i menaxhuam gomat në mënyrë perfekte.

Rinisja e dytë nga ‘safety car’ ishte pak e vështirë. Pata një pak nëndrejtim, por rifitova kontrollin brenda disa kthesave. Jemi vetëm në garën e tretë, por nëse mund të ruajmë këtë nivel të performancës dhe besueshmërisë, mund të fitojmë titullin… dhe kjo është e mrekullueshme”. 

Lideri botëror me dy fitore në tre Grand Prix dhe 71 pikë e shtyn Charles Leclerc të aplikojë… zyrtarisht për të fituar titullin botëror. “Në kualifikim ne kishim arritur të bënim xhiron e përsosur, Verstappen nga ana tjetër nuk e bëri, kështu që menduam se mund të ishin më konkurrues në garë…

Por sot makina ishte një bishë! Unë bëra gjithçka që doja edhe me gomat perfekte. Në rinisjen pas ‘safety car’ kam bërë një gabim në kuptimin që duke u përgatitur për rinisjen u largova gjë që më pas më bëri të humbas kontrollin, por përveç kësaj gare shumë të mirë.

Në finale këmbëngula të bëja retushimin e xhiros time të shpejtë, sepse e njoh veten dhe e di që, nëse jam vetëm përpara, kam nevojë për një objektiv për të qëndruar i fokusuar,”- ka deklaruar piloti i Ferrarit Charles Leclerc, pas fitores së garës së Melburnit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist ferrarin e charles leclerc grand prix albert park nga 18-21 nëntor charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist ferrarin e charles leclerc grand prix albert park nga 18-21 nëntor

Sondazh

Poll