Sport

Lufta në Ukrainë/ Shakhtar për herë të parë në fushë, mik i Olympiakosit

10 Prill 2022, 14:43 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Shakhtar për herë të parë

GREQI – Skuadra ukrainase e Shakhtar Donjetsk, e cila drejtohet nga trajneri italian Roberto Zerbi, pasi u arratis nga tmerret e luftës në vendin e saj, javën e kaluar me një organikë jo të plotë, u bashkua në Stamboll të Turqisë.

Synimi i saj, krahas stërvitjeve, është edhe organizimi i disa ndeshjeve miqësore, të cilat do të t’i shërbejnë kombëtares së Ukrainës edhe për ndeshjen e “play-off”-it të qershorit.

Olympiakos i Pireut ishte skuadra e parë, që e mikpriti Shakhtarin në Greqi, ndërsa të dy ekipet luajtën një miqësore emocionuese, të organizuar për të dërguar një mesazh paqeje, ku në fanella shkruhej “Ndaleni luftën!”

Duke veshur fanela me emrat e qyteteve të bombarduara rëndë në fanellat e tyre, klubi ukrainas i futbollit Shakhtar Donjetsk u rikthye në fushën e blertë, në kompeticionin bamirës në “Global Tour for Peace” të mbështetur nga qeveria, në të cilën e nisi me humbje 1-0 ndaj liderve të ligës greke, Olympiakos, të shtunën.

Kjo është një nga katër ndeshjet, që Shakhtar Donjetsk ka planifikuar për të luajtur në Europë, edhe për të mbledhur fonde për të prekurit nga konflikti i vazhdueshëm, raporton media greke.

Takimi i së shtunës në Athinë, ishte edhe ndeshjen e pare e skuadrës ukrainase për vitin 2022, pasi pjesa e dytë e sezonit ukrainas u shty për një kohë të pacaktuar pas pushtimit nga Rusia.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kundër kampionëve ukrainas olympiakos roberto zerbi rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas shakhtar donjetsk kundër kampionëve ukrainas olympiakos roberto zerbi rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas shakhtar donjetsk

Sondazh

Poll