Sport

MotoGP/ Jorge Martin “pole” në GP të Amerikës. E rrallë, pesë ‘Ducati’ të parët…

10 Prill 2022, 09:59 Nga DOSJA
MotoGP/ Jorge Martin “pole” në GP të Amerikës. E

SHBA – Erë, temperatura bie… Shtojini këtyre edhe faktin se është një nga cirkuitet më të vështira të sezonit, piloted duhet të kenë recetën për t’u kualifikuar në Grand Prix-in e katërt të sezonit, në Austin (Texas).

Në këtë GP të SHBA-së, Jorge Martin (2’02”039) mori “pole position”, pas kualifikimit të shtunën. E dyta e tij që nga fillimi i sezonit. Fabio Quartararo, i 6-ti, do të startojë në rreshtin e dytë.

Kampioni francez ishte duke kërkuar “pole position”, por një rënie në hyrje të sektorit 4 i prishi planet, vetëm dy kthesa nga fundi i xhiros. Ai do të gjendet në rreshtin e dytë në start këtë të diel.

Bashkëatdhetari i tij Johann Zarco (Ducati) përfundoi i 4-ti dhe do të startojë në rreshtin e parë me ‘Ducatin’ tjetër këtë të dielë në pistën e Teksasit.

Është e paprecedentë! Pesë motoçikleta ‘Ducati’ u renditën në pesë vendet e para të kualifikimit. Pas spanjollit Jorge Martin, pasojnë Jack Miller, Francesco Bagnaia, Johann Zarco dhe Enea Bastianini. Lideri i kampionatit Aleix Espargaro u rrëzua në kualifikuese dhe do të startojë nga vendi i 12-të.

Ky Grand Prix shënoi edhe rikthimin e Marc Marquez. “Sherifi” i Teksasit, i munguar në dy Grand Prix-et e mëparshme, fituesi i shtatë nga tetë garat ku mori pjesë në Teksas, do të startojë në pozitën e 8-të. Por piloti spanjoll nuk i kaloi kualifikimet e shpresuara. Dhe misioni do të jetë i vështirë për të ribashkuar pesë Ducati këtë të dielë në qarkun e Austin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport grand prix albert park nga 18-21 nëntor jorge martin marc marquez pas grand prix grand prix albert park nga 18-21 nëntor jorge martin marc marquez pas grand prix

Sondazh

Poll