Sport

VD / Meguire vazhdon të bëhet qesharak, ja ç’ka bërë këtë herë!

10 Prill 2022, 09:23 Nga DOSJA
VD / Meguire vazhdon të bëhet qesharak, ja ç’ka

ANGLI – Mbrojtësi i kombëtarës angleze dhe i Manchester United, Harry Meguire nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij.

Gafat e njëpasnjëshme dhe kritikat e shumta nga tifozët kanë bërë që mbrojtësi anglez të mos jetë i kthjellët gjatë ndeshjes dhe të bëjë sërish gabime trashanike.

Në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Everton, gjatë një aksioni shihet Matic që prek topin me dorë, dhe është shoku i tij i skuadrës Meguire, ai i cili, kërkon i pari goditje dënimi për kundërshtarët.

?? pic.twitter.com/T97NL5bQvq

— SULA? (@ahmedsuleman122) April 9, 2022

Momenti në fjalë është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale mes tifozëve të cilët e shohin Meguire si një nga lojtarët më të mbivlerësuar të viteve të fundit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #manchesterunited #meguire #premierleague #manchesterunited #meguire #premierleague

Sondazh

Poll