Sport

United humbet, Champions largohet. Rangnick: “Nëse luajmë kështu është e vështirë”

10 Prill 2022, 10:58 Nga DOSJA
United humbet, Champions largohet. Rangnick: “Nëse luajmë

ANGLI – Humbja nga Everton i ka komplikuar objektivat e Manchester United në garën për vendin e katërt në Premier League.

Trajneri i përkohshëm gjerman Ralf Rangnick nuk mund të jetë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij: “Vetëm shikoni renditjen për të parë se sa larg jemi nga synimi.

Megjithatë, tani nuk ka kuptim të bëjmë fjalime. Nëse nuk fitojmë dhe nuk shënojmë, gara për ne do të jetë e vështirë të shkojmë në Europë. Nuk duhet të lejojmë të gjenden justifikime.

Do të vijë një menaxher i ri, pavarësisht se kur do te shpallet. Lojtarët duhet të kenë dëshirën për të luajtur në Europë dhe të kualifikohen për në Champions League të radhës, por nëse luajmë si sot, nuk e meritojmë,”- ka deklaruar trajneri Rangnick pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjermani ralf rangnick manchester united ka zyrtarizuar ralf rangnick i është dhënë leja e punës gjermani ralf rangnick manchester united ka zyrtarizuar ralf rangnick i është dhënë leja e punës

Sondazh

Poll