Sport

Stivi Frashëri rrëfen: “Ajo çka ndodhi në Gjilan, uroj mos të përsëritet për askënd!”

10 Prill 2022, 14:22 Nga DOSJA

KOSOVE – Në ndeshjen Gjilani-Ballkani javën e kaluar, ndodhën ngjarje të tmerrshme, ku portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u godit nga tifozeria vendase në kokë.

Pas kaq ditësh, pasi ka kaluar tronditja, së fundmi ka reaguar vetë portieri korçar me anë të një interviste në “Klan Kosova”, ku tregon të gjithë ngjarjen që ka përjetuar.

“Të them të drejtën, unë nga incidenti mbaj në mend vetëm momentin e parë, kur dikush m’u hodh nga pas dhe pas më kapi nga fyti dhe më përplasi në tokë. Pak sekonda më vonë kam ndjerë një goditje të fortë në kokë dhe pas kësaj nuk mbajë mend asgjë. Çdo gjë që kam mundur e kam parë në videot që kamerat i kanë regjistruar. Nusja ka qenë në shtëpi, duke e ndjekur lojën nga televizori.

Ka qënë shumë e shqetësuar dhe e tronditur. Të them të drejtën unë kam qenë i pavetëdijshëm. Normalisht ne kemi një nga stafet mjekësore më profesionale të mundshme, të cilët dua t’i falënderoj pa masë për kujdesjen e detajuar. Por, ashtu siç kam mësuar më vonë, pranë meje është ndodhur dhe stafi mjekësor i klubit të Gjilanit, gjithashtu i falënderoj.

Ajo çka ndodhi në Gjilan, unë uroj mos të përsëritet për askënd. Është kulmi dhe më tej kur shoh, që ka njerëz që ankohen për një gol për 3 pikë, për dy ndeshje pa tifozë. Ajo që ndodhi është tentativë vrasjeje.

Shyqyr Zotit që jam mirë me shëndet, por nëse s’do të isha, çfarë do të ndodhte? Goli i shënuar do të bënte diferencën, analiza tekniko-taktike pas lojës, tifozët që shfryjnë sot e kësaj dite, sepse në fund të fundit është trajtuar, sikur Stivi Frashëri ua vodhi pikët është e turpshme.

Është diçka që i përket drejtësisë dhe unë s’mund të jap koment, sepse nuk i njoh rrugët ligjore. Ashpërsimi apo lehtësimi i masave është diçka tjetër dhe të jesh njeri dhe të respektosh njerëzit është diçka tjetër. Nëse ne në vetvete, se kuptojmë çfarë ka ndodhur në atë ndeshje, këto raste do të ndodhin sërish.

Mesazhi im i vetëm në këto ditë është të jemi shembulli më i mirë për pjesën e mbetur të kampionatit, korrekt edhe paqësor, ashtu siç i ka hije tifozërisë së Ballkanit dhe ‘Xhebrailave’, të vijnë në stadium vetëm për ekipin e zemrës dhe çfarëdo që të ndodh të mbështesin fanelën, emblemën dhe klubin e tyre pa fyerje kundrejt askujt,”- ka përfunduar portieri 31-vjeçar korçar Stivi Frashëri, i cili këtë sezon mbron portën e skuadrës së Ballkanit në Kosovë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dhuna e tifozeve dhuna ndaj futbollistëve të rinj dhuna ne veri te kosoves gjilani-ballkani stivi frashëri dhuna e tifozeve dhuna ndaj futbollistëve të rinj dhuna ne veri te kosoves gjilani-ballkani stivi frashëri

Sondazh

Poll