Sport

Marc Marquez në GP të Amerikës, siguron se “pasioni mbetet më i fortë se frika e vuajtjes”

10 Prill 2022, 09:25 Nga DOSJA
Marc Marquez në GP të Amerikës, siguron se “pasioni mbetet

SHBA – Me një grup të vogël tifozësh të tij, pasditen e së shtunës, Marc Marquez, bëri të ditur se nuk ishte i pakënaqur, që kishte fituar kohën e nëntë më të shpejtë në një seancë kualifikuese, për të cilën ai nuk e dinte se çfarë e priste kur të mbërrinte në Teksas.

Duhet pranuar që spanjoli e mbylli pasditen pothuajse një sekondë pas Jorge Martinit, i cili u ngjit në pole.

Përtej vendit të tij në garë, Marquez ishte i kënaqur me ndjesitë e gjetura te motorri i tij. Me të mbërritur në Austin, spanjolli nuk priti.

Të enjten, ai madje tha se kishte frikë nga xhirot e tij të para, nga frika se mos nuk ndihej më si në shtëpinë e tij, me këtë Honda me të cilën ai megjithatë fitoi gjashtë tituj të kampionatit botëror në MotoGP.

“Ky motorr drejtohet më shumë me pjesën e pasme, sesa me pjesën e përparme dhe për momentin nuk i zotëroj udhëzimet e përdorimit ”,- analizon Marquez. – Duhet të punojmë sepse e kam të vështirë të identifikoj kufijtë e saj”. 

“Dy javët pas Grand Prix të Indonezisë ishin torturuese”,- rrëfen ai. – Pyesja veten nëse ia vlente ende të duroja. Dyshova, nuk e dija më, nëse doja akoma të vazhdoja… Dhe pastaj pak nga pak, duke rikuperuar shikimin, fitova besimin. Dhe nëse jam këtu sot, kjo është sepse pasioni mbetet më i fortë se frika e vuajtjes”.

Tashmë i qetësuar, spanjoli siguron se nuk synon asgjë tjetër këtë të dielë (nisja në orën 20:00) veç rezultatit më të mirë të mundshëm për t’u përgatitur për rikthimin e kampionatit botëror në Europë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-piloti i motogp marc marquez motogp në valencia piloti marquez ish-piloti i motogp marc marquez motogp në valencia piloti marquez

Sondazh

Poll