Sport

Bajern Munich me 12 lojtarë ndaj Freiburg, Federata Gjermane jep vendimin mbi sfidën

8 Prill 2022, 13:05 Nga DOSJA
Bajern Munich me 12 lojtarë ndaj Freiburg, Federata Gjermane jep vendimin

GJERMANI- Ajo që e pa Bayern Munich si protagonist në fushën e Freiburg më 2 prill, ishte një ndeshje që la pas një gjurmë të gjatë polemikash. Siç dihet, skuadra bavareze në minutën e 85-të bëri një zëvendësim të dyfishtë që krijoi një keqkuptim. Në minutën e 85, trajneri Nagelsmann vendos të hedhë në fushë Sabitzer e Sule ndërsa nga fusha duhej të dilnin Tolisso e Coman.

Mirëpo, francezi u vonua në daljen nga fusha dhe askush nuk e vuri re teksa loja rifilloi me Bayernin me 12 vetë. Pas humbjes 4-1, Freiburg vendosi të bënte një ankesë me shpresën për të marrë një fitore në tavolinë. Apeli nuk u pranua nga Federata Gjermane, e cila konfirmoi rezultatin përfundimtar.

“Ajo që ndodhi, në rastin më të mirë një sjellje e lehtë e keqe e Bayernit, është dytësore ndaj asaj të gjyqtarëve dhe është e pamjaftueshme nga pikëpamja e proporcionalitetit për të justifikuar pasoja të rënda si rivlerësimi i të gjithë ndeshjes. Pra ka pasur një problem, por përgjegjësinë kryesore e kanë zyrtarët e ndeshjes që “nuk e kanë përmbushur detyrimin për të kontrolluar numrin e lojtarëve”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich bundesliga bayern munich bundesliga

Sondazh

Poll