Sport

Derby County së shpejti “tokë” amerikane, është arritur marrëveshja

8 Prill 2022, 13:01 Nga DOSJA
Derby County së shpejti “tokë” amerikane, është

ANGLI – Pas më shumë muajsh negociatash, Derby County (Championship) do të blihet nga biznesmeni amerikan Chris Kirchner. Megjithatë, ai e kishte tërhequr ofertën e tij fillestare përpara Krishtlindjeve.

Por së fundmi, ai është bindur për ta kryer këtë proces dhe të bëhet pronar i një klubi sportiv. Raportohet, se të mërkurën, më në fund u arrit marrëveshja me administratorët e klubit. Tani mbetet vetëm për të finalizuar shitjen.

“Është një hap pozitiv për të gjithë ne, – tha trajneri i Derbyt, Wayne Rooney. – Ka ende punë për të bërë që kjo (rikuperimi) të përfundojë, por kjo është hera e parë që ky klub mund të ecë përpara. E rëndësishme është që ky klub të mbijetojë”. 

Aktualisht Derby Country janë në vendin e 23-të të renditjes së Championship dhe rrezikojnë rënien nga kategoria, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 6 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport derby county në championship trajneri aktual i derby county wayne rooney derby county në championship trajneri aktual i derby county wayne rooney

Sondazh

Poll