Sport

Nga Topi i Artë te lufta në Ukrainë: historia e Igor Belanov i cili tani është në front

8 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
Nga Topi i Artë te lufta në Ukrainë: historia e Igor Belanov i

UKRAINË– Igor Belanov ishte një nga futbollistët më të mëdhenj në vitet 80, ai jetoi disa sezone të mahnitshme me fanellën e Dinamos së Kievit dhe ish-kombëtaren e Bashkimit Sovjetik, kur në vitin 1986 fitoi Topin e Artë. Belanov, tani në moshën 61-vjeçare, me kombësi ukrainase, i lindur në Odessa po mbështet forcat e armatosura të Ukrainës.Lista e atletëve ukrainas apo ish-sportistëve që janë regjistruar në luftën kundër Rusisë po rritet gjithnjë e më shumë.

Igor Belanov shkëlqeu në vitin 1986 kur fitoi Topin e Artë, i cili në atë kohë ishte një çmim i rezervuar vetëm për futbollistët europianë, Belanov në atë vit fitoi Kupën e Kupave me Dinamon e Kievit dhe shënoi katër gola në Botëror.

Me ish-kombëtaren e Bashkimit Sovjetik, ai arriti në finalen e Europianit të vitit 1988, në të cilën humbi një penallti.Sot ai është zv.president i Federatës së Futbollit në Ukrainë dhe po dëshmon gjithashtu popullaritetin duke u rreshtuar përkrahë ushtrisë ukrainase.

 

Ihor Belanov met up with UAF President Andriy Pavelko as the latter visited Odesa yesterday

They met up with a number of different military groups to talk, hand out aid & gifts

Whilst Belanov also brought his 1986 Balon D’Or to the hospital to show some injured serviceman pic.twitter.com/Mi4nMmb3WM

— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) April 7, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport igor belanov topi i arte ukraine igor belanov topi i arte ukraine

Sondazh

Poll