Sport

“Copa e America”, test i Shteteve të Bashkuara për Botërorin e 2026-s?

8 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA

SHBA – Ndërsa Ekuadori dukej se po mbante radhën, pa asnjë njoftim zyrtar ende, vendi pritës i “Copa America” në vitin 2024, mund të jetë dikush tjetër.

Sipas “Futvox”, rrjeti më i madh i podkasteve në Amerikën Latine, i marrë nga shumë media të tjera lokale, Konfederata e Amerikës së Jugut (Conmebol) dhe Konfederata e Amerikës së Jugut, Qendrore dhe Karaibeve (Concacaf), aktualisht po diskutojnë mundësinë e organizimit të “Copa America” në Shtetet e Bashkuara.

Fillimisht i planifikuar për vitin 2023, edicioni i ardhshëm i “Copa America” ishte shtyrë për një vit, për shkak të krizës shëndetësore, e cila i kishte lejuar autoritetet përkatëse të merrnin kohën e tyre përpara se të caktonin vendin e ngjarjes.

Kërkesa amerikane, nëse miratohet, do të ishte një prove e mirë për Kupën e Botës 2026, që do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport amerikën latine argjentinës në “copa america” edicionit të 47-të të “copa america” kupën e botës 2026 amerikën latine argjentinës në “copa america” edicionit të 47-të të “copa america” kupën e botës 2026

Sondazh

Poll