Sport

Tifozët grekë të papërmbajshëm, Marseja do të njoftojë UEFA për incidentet…

8 Prill 2022, 11:14 Nga DOSJA
Tifozët grekë të papërmbajshëm, Marseja do të

FRANCE Selia e policies në Bouches-du-Rhône njoftoi të premten se kishte për qëllim t’i dërgonte një raport UEFA-s për “të detajuar të gjitha vështirësitë ” me të cilat u përballën autoritetet gjatë çerekfinales së Conferenca League midis Olimpique Marseille-PAOK-ut (2-1) të enjten në mbrëmje, e shënuar nga incidente të shumta mes tifozëve.

Nga mbrëmja e së mërkurës, në Marsejë ndodhën incidente mes tifozëve grekë dhe tifozëve të OM-it, incidente të cilat vazhduan edhe të enjten para fillimit të ndeshjes, më pas brenda në “Stade Vélodrome”.

Një lëvizje e turmës u zhvillua në fund të ndeshjes, por policia ndërhyri me gaz lotsjellës në drejtim të tifozëve grekë. Në total, një duzinë persona u arrestuan dhe selia e policisë përmendi të enjten në mbrëmje rreth 30 policë të plagosur, shumica prej tyre lehtë.

Veprimi i vendosur dhe profesional i drejtorisë së sigurisë publike, CRS-së dhe përforcimeve të xhandarëve, bëri të mundur kontrollin e qindra tifozëve të dhunshëm që kishin ardhur nga Greqia, pa mbikëqyrjen e premtuar nga klubi i tyre, apo pa respektimin e mjeteve, orëve dhe pikë takimeve, në të cilat të gjitha skuadrat vizitore aderojnë në lëvizje”,- ka shkruar prefekti i policisë Bouches-du-Rhône, Frédérique Camilleri, në një deklaratë për shtyp të premten.

“Tri javë dialog dhe angazhime me shkrim nga klubi kundërshtar nuk mjaftuan për të parandaluar aktet e dhunshme dhe të kota që nuk kanë të bëjnë me entuziazmin sportiv,- shton ajo. – Një raport do të dërgohet nga selia e policisë në UEFA, ku do të detajohen të gjitha vështirësitë me të cilat janë përballur autoritetet administrative vendore në kuadër të kësaj ndeshjeje”.

I pyetur nga “France Bleu Provence”, këshilltari sportiv i kryebashkiakut të Marsejës, Sébastien Jibrayel, nga ana e tij i ftoi tifozët e Marsejës që të mos shkojnë në Selanik gjatë ndeshjes së kthimit të enjten e ardhshme. “Jam i zemëruar me UEFA-n që ka lejuar lëvizjen e këtyre tifozëve, të cilët janë të njohur për të gjithë dhe që janë shumë të rrezikshëm. Ata nuk duhet të kishin qenë kurrë atje,” – tha ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport marseille është në vështrimin e uefa-s në derbin ndaj marseille skuadra e paok kampion të dhunshëm triumfi i paok-ut marseille është në vështrimin e uefa-s në derbin ndaj marseille skuadra e paok kampion të dhunshëm triumfi i paok-ut

Sondazh

Poll